Zyra e Kryeministrit

Intervistë e kryeministrit Haradinaj në emisionin “Click” të radiotelevizionit 21

9 Maj, 2019

Prishtinë, 9 maj 2019

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë në emisionin “Click” foli për marrëdhëniet që Kosova ka me Bashkimin Evropian, pasi data e intervistës përkon me Ditën e Evropës. Kryeministri për këtë tha se kanë kontratë me BE-në e që është MSA-ja dhe zbatimi i saj, gjegjësisht prioritetet që i nxjerrin. Pastaj BE-ja është lehtësuese e dialogut Kosovë-Serbi, por vijnë edhe me marrëdhëniet bilaterale me vendet veç e veç.

Kryeministri Haradinaj në lidhje me idenë e korrigjimit të territoreve, tha se, ka qenë i rrezikshëm për ndarje të Kosovës agjenda e udhëhequr nga zonja Mogherini, por fatmirësisht së fundi është krijuar një masë kritike në anën tjetër dhe këtu vlen të theksohet roli i Gjermanisë, kancelares Merkel.

Kryeministri Haradinaj po ashtu foli edhe për taksën ndaj mallrave serbe dhe për këtë tha se në kohën kur kancelarja Merkel dhe presidenti Macron kërkonin suspendimin, të njëjtën gjë e kanë kërkuar edhe dy kolegët, presidenti Thaçi dhe kryeministri Rama, të cilët si kanë fshehur këto qëndrime, pra i kanë thënë në vazhdimësi.

Kryeministri Haradinaj foli edhe për shumë tema të tjera si,  liberalizimi i vizave, sundimin e rendit dhe ligjit, çështjen e Telekomit, masakrat, të cilët serbët kanë filluar t’i mohojnë.

Këto tema më gjerësisht, mund të ndiqen në videon e plotë të bashkëngjitur.

Last modified: 9 Maj, 2019

Comments are closed.

×