Zëvendëskryeministri Abazi priti në takim Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova


Image


Image

 

Prishtinë, 12 mars 2020

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, z.Haki Abazi, ka pritur sot në takim njoftues Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova.

Në këtë takim, Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova shprehu mbështetjen e vazhdueshme të Zyrës së Bashkimit Evropian  ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Znj. Apostolova theksoi në veçanti mbështetjen dhe përkushtimin e Zyrës së Bashkimit Evropian  në strukturimin e Ministrive, reformën në Administratën Publike dhe përkrahjen në sistemin e Drejtësisë si dhe Arsimit.

Zëvendëskryeministri Abazi, shprehu gjithashtu vullnetin e plotë të  Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim në fusha konkrete dhe angazhim për të arritur rezultate që drejtpërsëdrejti përmirësojnë jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe njëherazi përafrojnë vendin tonë me Bashkimin Evropian.