Prishtinë, 10 mars 2020
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Agon Hamza, këshilltar politik të tij. Me këtë rast, Kryeministri Albin Kurti, z. Hamza i ka uruar punë të mbarë në detyrën e re.
Agon Hamza ka përfunduar studimet e doktoratës në Filozofi, në Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Lubjanë, Slloveni. Është autor i disa librave dhe eseve e artikujve filozofik dhe mendimit politik.

