Kryeministri Kurti në homazhe për këngëtaren Nexhmije Pagarusha: Do të na këndojë në mendje për aq sa do të na rrahin zemrat neve


Image


Image


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 8 shkurt 2020

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë sot homazhe dhe u nënshkrua në librin e zisë, në nderim të figurës së këngëtares, Nexhmije Pagarusha.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti veçoi se, Nexhmije Pagarusha do të na këndojë në mendje për aq sa do të na rrahin zemrat neve.

“Për të tjerët duhet të zotohemi se nuk do t’i harrojmë. Bilbilin tonë as nuk duam, as nuk mund të harrojmë. Do të na këndojë në mendje për aq sa do të na rrahin zemrat neve,” tha kryeministri Kurti, duke shtuar se sot erdhën për ngushëllime te familja dhe të afërmit e këngëtares së madhe Nexhmije Pagarusha.
Kryeministri Kurti tha se e ka vizituar dhe takuar disa herë këngëtaren Nexhmije Pagarusha, posaçërisht takimet në 3 vjetët e fundit kur ajo nuk ishte mirë me shëndet.

“Buzëqeshja, entuziazmi i saj mbijetonte çdo situatë dhe na vinte në siklet edhe neve që ishim shumë më të ri se ajo. Prej fëmijërisë sime zëri i saj, performanca e saj janë ngulitur thellë në mendje dhe ne nuk kemi pasur Nexhmije para këtij bilbili dhe unë nuk mund ta përfytyrojë një bilbil tjetër pos Nexhmijes”, tha kryeministri Kurti.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors