Bruksel, 18 dhjetor 2017
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sonte në selinë e BE-së me Përfaqësuesen e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, me të cilën ka debatuar për proceset të cilat po kalon Kosova.
Kryeministri Haradinaj ka thënë se rruga e integrimit të Kosovës në BE është e pakthyeshme dhe se Kosova meriton një trajtim të barabartë.
Kryeministri Haradinaj ishte i pari lider nga gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor që takohet me Mogherinin para darkës së përbashkët joformale.
Kryeministri i Kosovës, Haradinaj, do të zhvillojë takime edhe me homologë të tij nga rajoni.
