Kryeministri Haradinaj priti në takim përfaqësuesit e MUSİAD


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 9 dhjetor 2017
 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim një delegacion të Shoqatës së Pavarur të Industrialistëve dhe Biznesmenëve, MUSİAD, të prirë nga kryetari për Ballkan,  Bilall Kara.

 

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj i njoftoi biznesmenët për agjendën e qeverisë në përgjithësi, dhe në veçanti fokusin në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe nxitjen e investimeve të huaja direkte.

 

“Jemi të angazhuar në hartimin dhe plotësimin e legjislacionit i cili do të ndihmojë krijimin e lehtësirave për investitorët e jashtëm potencialë dhe rris zhvillimin ekonomik të vendit”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Kosova ka shume arsye për të investuar në të, resurset natyrore, taksat e ulëta, numri i madh i të rinjve të motivuar dhe energjik për punë, si dhe përkrahja e madhe institucionale ndaj bizneseve.

 

Kryeministri Haradinaj me këtë rast potencoi angazhimin maksimal të Qeverisë në fuqizimin e sektorit privat dhe e mirëpriti interesimin e Industrialistëve dhe Biznesmenëve, nga MUSAID, për mundësinë e investimeve në Kosovë, duke thënë se Kosova është ambient i favorshëm për zhvillim të biznesit.

 

Ndërkaq, Bilall Kara, e falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen, dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të shoqatës që drejton për mundësinë e investimit në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors