Prishtinë, 16 shtator 2017
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim shefin e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, Andrew Russell. Kryeministri falënderoi Kombet e Bashkuara për mbështetjen e Kosovës dhe popullit të saj.
Kryeministri Haradinaj e siguroi Russell-in se Qeveria që ai drejton do të bashkëpunojë ngushtë në projektet në vazhdim, duke i involvuar në këtë proces të gjitha dikasteret.
Nga ana e tij Russell e ka përgëzuar Haradinajn për zgjedhjen e tij Kryeministër i vendit duke u zotuar se do të intensifikohen programet asistuese për Qeverinë dhe popullin e Kosovës si dhe Zyrën e Kryeministrit.
