Prishtinë, 12 shtator 2017
Kryeministri i Republikës së Kosovës, priti sot ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.
Me këtë rast, ambasadori francez Didier Chabert e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për detyrën e re, duke ritheksuar mbështetjen e vazhdueshme të Francës për Republikën e Kosovës.
Ambasadori Chabert, po ashtu theksoi detyrën e madhe që e ka përpara Qeveria e Kosovës në avancimin e agjendës evropiane, duke ofruar përkrahjen e vendit të tij për Kosovën.
Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin bilateral ndërmjet të dyja shteteve në fushën e gjyqësisë, ekonomisë dhe kulturës.
Kryeministri Haradinaj tha se MSA-ja do të jetë themeli i programit të tij qeverisës.
