Kryeministri Haradinaj priti ambasadoren e Turqisë, Kivilcim Kiliç


Image


Image

Prishtinë, 12 shtator 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Në këtë takim të frytshëm, kryeministri Haradinaj dhe ambasadorja Kiliç diskutuan për lidhjet e forta midis dy vendeve dhe për forcimin e mëtejshëm të zhvillimit të politikave ekonomike.

Kryeministri Haradinaj ka theksuar se është i gatshëm të punojë së bashku në shumë sfera me Turqinë në të mirën e të dy vendeve dhe të zgjerojë bashkëpunimin dypalësh.

Shkëlqesia e saj,  ambasadorja e Turqisë, Kiliç ka theksuar se ata janë një nga mbështetësit më të fuqishëm të kësaj qeverie dhe ka hapur të gjitha dyert e mundshme për të punuar më tej për zhvillime të mëdha në nivel politik dhe ekonomik. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors