Kryeministri Haradinaj dhe zëvendëskryeministri Pacolli ndezën qirinj në përkujtim të 11 Shtatorit


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 11 shtator 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, sonte në Sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet kanë ndezur qirinj në përkujtim të viktimave të sulmit të 11 shtatorit 2001, në Qendrën Botërore Tregtare në New York.

“Duke qenë thellësisht falënderues për atë çfarë Qeveria e ShBA-së dhe populli bujarë amerikan ka bërë për lirinë e Kosovës, pavarësinë dhe shtendërtimin, populli i Kosovës dhe Qeveria e tij, do të mbështesë gjithnjë dhe pa hezitim SHBA-në, në luftën kundër terrorizmit global dhe do të qëndrojë paluhatshëm përkrah popullit amerikan në ditë të vështira, por edhe në gëzime e festa”, ka thënë kryeministri Haradinaj me këtë rast.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors