U mbajt mbledhja e Këshillit për Pozita të Nivelit të Lartë Drejtues


Image

Prishtinë, 10 korrik 2017

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi mori sot pjesë në mbledhjen e Këshillit për Pozita të Nivelit të Lartë Drejtues.

Në këtë mbledhje, janë shqyrtuar raportet një vjeçare të punës së udhëheqësve të lartë , të përgatitura në bazë të rregullores 06/2012 për Pozitat e Nivelit të Lartë Drejtues në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Këshilli po ashtu, bazuar në nenin 22 pika 1 të kësaj rregulloreje, miratoi vlerësimin e punës si dhe nxori rekomandime për disa nga udhëheqësit në pozita të larta drejtuese.

Propozimet do të shqyrtohen në njërën nga mbledhjet e radhës të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors