Kryeministri Mustafa: Festa e Bajramit na bashkon në të gjitha aspektet


Image


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 25 qershor 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga anëtarët e Kabinetit Qeveritar dhe bashkëpunëtorë të tjerë, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, për të uruar Festën e Fitër Bajramit.

Kryeministri Mustafa uroi Myftiun Tërnava, duke theksuar se kjo festë e rëndësishme, gjithmonë na bënë bashkë të gjithëve.

“Është një festë e cila të gjithëve na bashkon jo vetëm simbolikisht në një tryezë, por edhe mendësisht që të shkojmë bashkërisht përpara, që të zgjidhim të gjitha problemet bashkërisht, në të mirë të qytetarëve tanë dhe synimeve tona që të jetojmë më mirë, që të respektojmë vlerat themelore  të një shoqërie, që të punojmë për paqe, të punojmë për stabilitet, të punojmë për një Kosovë për të gjithë qytetarët tanë”, tha kryeministri.

Kryeministri Mustafa ka shprehur konsideratë të lartë për Bashkësinë Islame të Kosovës, për punën e bërë në unitetin e qytetarëve tanë, por edhe në rritjen e paqes dhe sigurisë në vend dhe më gjerë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors