Zëvendëskryeministri Kuçi prit në takim lamtumirës ambasadoren franceze, Maryse Daviet


Image


Image


Image

Prishtinë, 14 shtator 2016

Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi priti në takim lamtumirës ambasadoren franceze, Maryse Daviet, me rastin e përfundimit të mandatit të saj si ambasadore e Republikës Franceze në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Kuçi falënderoi ambasadoren Daviet për punën e saj të palodhshme në Kosovë gjatë mandatit të saj, për mbështetjen e vazhdueshme dhënë institucioneve të Kosovës, por edhe për mbështetjen e aktiviteteve kulturore dhe artistike që ajo dhe qeveria franceze kanë bërë në Kosovë.

Ambasadorja Daviet, gjithashtu falënderoi zëvendëskryeministrin Kuçi për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe inkurajoi atë për vazhdimin e punës, duke u shprehur që Kosova ka perspektivë të qartë evropiane.

Në takim u diskutua për rëndësinë e edukimit, kulturës, sportit dhe në ndërtimin e imazhit të vendit brenda dhe jashtë, si dhe sundimin e ligjit si një ndër shtyllat e zhvillimit të vendit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors