Kryeministri Mustafa priti ambasadoren e Francës, Maryse Daviet


Image


Image

Prishtinë, 13 shtator 2016
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës ambasadoren e Francës, Maryse Daviet.
 
Duke folur për të arriturat në Kosovë, kryeministri Mustafa e falënderoi ambasadoren Daviet për përkrahjen e Francës dhe mbështetjen e saj personale për progresin e deritashëm.
 
Kryeministri Mustafa, po ashtu, shprehu përkushtimin e Kosovës për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me Francën, si partner i madh evropian i Republikës së Kosovës.
 
Ambasadorja e deritashme e Francës në Kosovë, Maryse Daviet, e falënderoi kryeministrin Mustafa për bashkëpunimin e ofruar, duke theksuar përkrahjen e mëtejme për Kosovën.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors