Prishtinë, 17 gusht 2016
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka takuar Zëvendës Presidentin Amerikan, mikun e madh të Kosovës, Joe Biden.
Pasi i ka uruar mirëseardhje në Kuvendin e Kosovës, Kryeministri Mustafa dhe Zëvendës Presidenti Biden zhvilluan një takim të frytshëm bilateral.
Pas takimit, në një komunikim përmes rrjeteve sociale, kryeministri Mustafa u shpreh i bindur se kjo vizitë do të ketë ndikim pozitiv në fuqizimin e mëtejshëm të miqësisë dhe të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.