Kryeministri Mustafa ngushëlloi Kancelaren Merkel pas sulmeve vdekjeprurëse në Munih


Image

Prishtinë, 23 korrik 2016
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i ka shprehur ngushëllime familjarëve të të vdekurve si dhe popullit e Qeverisë Gjermane, pas akteve vdekjeprurëse në Munih.
 
“Jemi të shokuar nga ngjarjet që ndodhën nga sulmi i mbrëmshëm vdekjeprurës në Munih. Qytetarët e Kosovës janë thellësisht të prekur dhe të pikëlluar nga ky akt barbar që la të vdekur shumë njerëz të pafajshëm. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe lutemi për shërimin e të plagosurve”, thuhet në telegramin e kryeministrit Mustafa.
 
Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, ka shprehur solidaritetin e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës me popullin dhe Qeverinë Gjermane, në këto momente të vështira.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors