Prishtinë, 3 maj 2016
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pret të enjten në Prishtinë Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe zonja Mogherini do të diskutojnë për proceset eurointegruese të Kosovës dhe do t’iu adresohen qytetarëve të Republikës së Kosovës.