Kryeministri Mustafa kërkoi përkrahjen e Estonisë në proceset eurointegruese


Image


Image

Prishtinë, 15 mars 2016
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Estonisë, Eve-Kulli Kala.
 
Kryeministri Mustafa, pasi e falënderoi për mbështetjen që Estonia ka dhënë për Kosovën, e njoftoi për të arriturat në shumë fusha të jetës dhe proceset aktuale në Kosovë.
 
Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, shprehu vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, duke kërkuar përkrahjen e Estonisë në proceset eurointegruese.
 
Ambasadorja e Estonisë, Eve-Kulli Kala, çmoi progresin në Kosovë duke shprehur përkrahjen e mëtejshme të Estonisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors