Kryeministri Mustafa mori pjesë në ceremoninë e FSK-së për nder të 18-vjetorit të Epopesë së UÇK-së


Image


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 5 mars 2016

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të manifestimit për shënimin e 18 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mori pjesë në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në këtë manifestim të organizuar nën patronatin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ishin të pranishëm edhe drejtuesit e institucioneve vendore si dhe përfaqësues të trupit diplomatik, anëtarët e Familjes Jashari në krye me Rifat Jasharin, shoqatat e dala nga lufta si dhe personalitete të tjera vendore e ndërkombëtare.

Kryeministri Isa Mustafa së bashku me presidenten Atifete Jahjaga, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, ministrin e FSK-së, Haki Demolli dhe komandantin e FSK-së, Rrahman Rama, vendosën kurora me lule pranë Obeliskut të dëshmorëve, në nderim të të gjithë atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors