Kryeministri Mustafa: SHBA-të, partneri kryesor strategjik i Republikës së Kosovës


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 16 shkurt 2016
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të martën në takim senatorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bob Corker.
 
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e njoftoi senatorin Corker për trendet pozitive të zhvillimeve në të gjitha fushat e jetës në Kosovë, si rezultat i politikave dhe reformave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës.
 
Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi në detaje për prioritetet e Qeverisë dhe fokusin e saj kryesor në zhvillimin ekonomik, proceset integruese euroatlantike, si dhe në fuqizimin e institucioneve demokratike.
 
Kryeministri Mustafa dhe senatori Corker biseduan gjerësisht edhe për zhvillimet politike në Kosovë, me ç’rast kryeministri e njoftoi për përkushtimin e plotë të Qeverisë për adresimin me dialog në institucione, të çdo teme të rëndësishme, duke lënë anash format e dhunës të përdorura për kauza të paqëndrueshme politike.
 
Kryeministri Isa Mustafa, theksoi mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për përkrahjen e jashtëzakonshme që SHBA-të kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin për Kosovën.
 
“Qytetarët e Kosovës janë krenarë me miqësinë e shtetit të Kosovës me SHBA-të, pasi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin miqtë dhe përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës në botë”, tha kryeministri Mustafa, duke shprehur po ashtu përkushtimin e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-të si partneri kryesor strategjik i Kosovës.
 
Senatori i SHBA-ve, Bob Corker, gjatë takimit, vlerësoi progresin që është arritur në Kosovë gjatë këtyre viteve.
 
Duke theksuar miqësinë e fortë ndërmjet dy shteteve, senatori Corker çmoi njëkohësisht lidershipin dhe vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për të avancuar proceset zhvillimore e demokratike në vend.
 
Senatori Bob Corker u interesua për zhvillimet në Kosovë dhe më gjerë, duke theksuar përkrahje për proceset në Kosovë.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors