Ministrja Edita Tahiri mori pjesë në Samitin Ministror të SEECP në Sofje


Image


Image


Image


Image


Image

Sofje, 2 shkurt 2016

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, sot mori pjesë në Samitin Ministror të Organizatës së Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) e cila u organizua nga Ministria e Jashtme e Bullgarisë si kryesuese e radhës e kësaj organizate të rëndësishme rajonale, ku Kosova është anëtare e barabartë me të drejta të plota. Në këtë takim, që për temë kryesore kishte sfidat kryesore të rajonit të Evropës Juglindore, morën pjesë ministrat e jashtëm të trembëdhjetë vendeve anëtare, ndërsa takimi u kryesua nga ministri i Jashtëm bullgar, Daniel Mitov.

Ministrja Edita Tahiri iu drejtua këtij samiti me një fjalim rasti ku ndër të tjerash theksoi se Republika e Kosovës, si anëtarja më e re e SEECP, respekton plotësisht parimet dhe vlerat e SEECP duke përfshirë marrëdhëniet e  mira fqinjësore, integritetin territorial dhe pronësinë rajonale, sepse ne besojmë që kjo siguron një bashkëpunim të qëndrueshëm rajonal në Evropën Juglindore.

Ne besojmë se promovimi dhe respektimi i vlerave të SEECP garanton një ardhmëri më të mirë në Evropën Juglindore dhe ardhmërinë tonë euroatlantike.

Ajo, tutje ka shtuar se Kosova beson se marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal ri-fuqizojnë njëra tjetrën, por megjithatë ne mendojmë që fqinjësia e mirë duhet të promovohet më shumë dhe në të gjitha fushat.

Në frymën e bashkëpunimit rajonal, së bashku me aktivitetet e SEECP, Kosova merr pjesë në iniciativa tjera që kanë pasuruar dhe plotësuar më tej pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin rajonal.

Në harmoni me politikën e saj të jashtme, Kosova promovon marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe kjo shihet edhe nga angazhimi jonë në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE-ja, e cila kontribuon në fuqizimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Kosova mbetet e fokusuar në reformat evropiane dhe euroatlantike si themele për ndërtimin e shtetit tonë demokratik. Arritjet në reforma kanë sjellë për Kosovën dhe qytetarët e saj ndryshime të rëndësishme pozitive në punët e brendshme dhe ndërkombëtare. Si rezultat, Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim me BE-në në tetorin e kaluar, duke e nisur zyrtarisht rrugëtimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Kjo jo vetëm që ka qartësuar të ardhmen tonë euroatlantike por gjithashtu edhe përgjegjësinë tonë për të shtyrë përpara agjendën tonë të reformave.

Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim e nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian ka qenë një moment historik në rrugën zyrtare të Kosovës drejt integrimit Evropian. Kjo i ka ndihmuar Kosovës që t’i rifreskoj motivimet për të shtyrë përpara reformat Evropiane dhe të vazhdojë qasjen e saj përgjegjëse në Dialogun e Brukselit. Vendimi i BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës paraqet një tjetër hap të rëndësishëm që Kosova e pret me meritë.

Në këtë drejtim, sundimi i ligjit dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik janë prioritet i lartë në agjendën tonë. Ne jemi të fokusuar në avancimin e reformave në drejtësi dhe administratë publike për të siguruar kompetencën dhe integritetin e institucioneve tona në realizimin e zhvillimit ekonomik dhe klimën e favorshme për investime.

Jemi të vetëdijshëm për kapacitetet potenciale njerëzore dhe burimet natyrore që ekzistojnë në rrethinën, i cili në këmbim na sjell mobilitetin dinamik dhe kërkon lidhje më të mirë në rajon.

Duke folur për lidhjet dhe duke ndjekur hapat e Konferencës së Ballkanit Perëndimor në Berlin në gusht të vitit 2014 dhe takimin ministror në Beograd në tetor të vitit 2014, Kosova ka organizuar me sukses takimin e Ministrave të Jashtëm dhe Ministrave të Transportit dhe Infrastrukturës së Ballkanit Perëndimor 6. Për më tepër, në Samitin e Vjenës në gusht të vitit 2015 në kuadër të formatit Ballkani Perëndimor 6, Kosova, si dëshmi të zotimit tonë për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim të mirë, ka nënshkruar marrëveshjen në lidhje me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

E vetmja mënyrë për të përballuar sfidat dhe zhvillimet globale që ndikojnë tek në agjendat tona, mendojmë se arrihet përmes promovimit të bashkëpunimit dhe solidaritetit në rajon.

Lidhjet në rajon kanë kuptim të shumëfishtë në rastin e Ballkanit Perëndimor, duke pasur në mendje të kaluarën e trazuar dhe tragjeditë e luftës. Kjo përfshinë një gamë të gjerë të çështjeve duke filluar nga lidhjet diplomatike, ekonomike e infrastrukturore që janë në dobi të rajonit tonë dhe proceset për ndërtimin e paqes dhe pajtimin në përgjithësi.

Përderisa lidhjet mund të vijnë si nevojë e jona e brendshme për zhvillimin e vendeve tona dhe rajonit, ne duhet të pranojmë që sfidat e fundit sidomos ato të sigurisë, migrimeve masive dhe terrorizmit na bëjnë thirrje të qëndrojmë të lidhur dhe të bashkëpunojmë. Ne duhet të demonstrojmë ngritjen e përgjegjësisë tonë në nivelin e këtyre sfidave dhe të shprehim solidaritetin dhe dhembshurinë për ata që kanë ikur nga shtëpitë e tyre për të gjetur lirinë. Përvoja jonë në fatkeqësi të tilla është e freskët në mendjet dhe zemrat tona.

Ky forum sot duhet të jap një mesazh të qartë politik për solidaritetit dhe të përmbushjes të politikave prudente në adresimin e këtyre sfidave, përderisa ne duhet të përkujtomë partnerët evropian që kemi një mospërputhje ndërmjet kapaciteteve tona dhe kompleksitetit të këtyre sfidave.  

Republika e Kosovës e konsideron bashkëpunimin rajonal si procesin më të rëndësishëm dhe thelbësor për të na sjellë më afër BE-së dhe NATO-s. Përmes pjesëmarrjes në SEECP, ne synojmë të fuqizojmë më tej besimin ndërmjet neve dhe avancimin e integrimit euroatlantik. Pjesëmarrja e Kosovës kontribuon në promovimin e potencialeve demokratike brenda dhe përtej Kosovës, kështu, unë dëshiroj të shpreh vlerësimin tonë për kolegët e shquar në këtë tavolinë për mbështetjen e Republikës së Kosovës në organizata të ndryshme rajonale.

Ne mbesim të angazhuar në mënyrë pro-aktive për arritjen e gjithëpërfshirjes në bashkëpunimin rajonal. Kosova zotohet që të punojë së bashku për largimin e perceptimeve tradicionale për rajonin tonë. Përpjekjet tona të përbashkëta mund ta transformojnë EJL në një rajon që gjeneron paqe, stabilitet dhe prosperitet. Ne besojmë që rajoni jonë ka potencial të dal si një fuqi nxitëse e re, dinamike dhe energjetike e Evropës dhe të bëhet një pikë fokale për projektet e infrastrukturës, transportit dhe energjisë.

Ne besojmë që qeverisja e mirë ekonomike do të shtrojë rrugën për më shumë investime të huaja në rajon. Në të vërtetë, bashkëpunimi më i mirë rajonal është thelbësor për fuqizimin e ekonomive tona, përmirësimin e komunikimit dhe lidhjes sonë dhe promovimin më tej të bashkëpunimit ndërmjet elitave, shoqërisë civile, të rinjve dhe qytetarëve. Rajoni jonë duhet të punojë ngushtë për zgjidhjen e të gjitha konflikteve që mbesin; ne nuk mund të humbim më shumë kohë.

Për tejkalimin e sfidave të sotme rajonale, ne gjithashtu kemi nevojë për përkrahjen e BE-së, një qasje strategjike që do të përshpejtojë integrimin Euro-Atlantik për të gjitha vendet në Evropën Juglindore. Në qendër të kësaj agjende duhet të jenë politikat që sigurojnë njohjen e ndërsjellë mes vendeve të Evropës Juglindore dhe gatishmëria që të zgjidhin të gjitha problemet e hapura bilaterale, theksoi ministrja Tahiri.

Në margjina të këtij samiti, ministrja Edita Tahiri është takuar me ministrin e jashtëm të Rumanisë, Lazar Comanescu, të cilin e falënderoi për përkrahjen e dhënë për anëtarësimin e Kosovës në SEECP dhe që kjo kishte ndodhur pikërisht në periudhën kur Rumania e kishte kryesimin e kësaj organizate, në këtë frymë, ministrja Tahiri kërkoi bashkëpunime tjera në të ardhmen. Po ashtu, ministrja Tahiri e takoi edhe ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ministrin e Jashtëm të Bosnje e Hercegovinës, Igor Crnadak, zëvendësministrin e jashtëm të Turqisë, Ali Naci Koru dhe zëvendësministrin e Jashtëm të Greqisë, Ioanis Amanatidis dhe të Moldavisë, Tudor Ulianovschi.

Në delegacionin e Republikës së Kosovës të udhëhequr nga ministrja, Edita Tahiri, morën pjesë edhe këshilltari i saj kryesor, Dren Zeka, Ambasadori i Kosovës në Sofje, Shpend Kallaba dhe drejtori për rajonin në MPJ, Fitim Gllareva. 

****************

Fjalimi i Ministres së Kosovës, Edita Tahiri, në samitin jo formal ministror të SEECP

Sofje, 2 shkurt 2016

Kolegë të dashur,
Zonja dhe Zotërinj,

Kam kënaqësinë të jem këtu sot. Dëshiroj të falënderojë presidencën Bullgare për përpjekjet e jashtëzakonshme në organizimin e këtij takimi, si dhe për të gjithë kontributin në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Jemi duke u takuar në një kohë që është shumë sfiduese për rajonin. Besoj që ky takim sot ofron një mundësi të mirë për shkëmbimin e perspektivave tona mbi zhvillimet më të fundit në rajonin tonë dhe për të reflektuar se si t’i tejkalojmë sfidat përpara nesh.

Veçanti e SEECP-së është forumi politik që ofron dhe vlerat që promovon për një të ardhme më të mirë në Evropën Juglindore brenda kornizës Euro-Atlantike.

Republika e Kosovës, si anëtarja më e ree SEECP, respekton plotësisht parimet e marrëdhënieve të mira fqinjësore, integritetin territorial dhe pronësinë rajonale, sepse ne besojmë që siguron një bashkëpunim të qëndrueshëm rajonal në Evropën Juglindore.

Vlerat e përbashkëta të demokracisë kuptimplote, sundimi i fuqizuar i ligjit dhe ekonomitë e gjalla janë duke na bërë më përgjegjëse dhe më punëtorë për ndryshimet që kemi nevojë. Ritmi i progresit të vendeve në rajonit është i ndryshëm dhe ne e shohim atë si një mundësi që të mësojmë nga njëri tjetri apo të marrim mësime. Prandaj, gjithëpërfshirja, bashkëpunimi dhe partneriteti do të kenë një ndikim kuptimplotë në avancimin e proceseve politike, sociale dhe ekonomike në rajon.

Kosova beson se marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal ri-fuqizojnë njëra tjetrën; megjithatë ne mendojmë që fqinjësia e mirë duhet të promovohet më shumë dhe në të gjitha fushat.
Në frymën e bashkëpunimit rajonal, së bashku me aktivitetet e SEECP, Kosova merr pjesë në iniciativa tjera që kanë pasuruar dhe plotësuar më tej pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin rajonal.

Në mënyrë të ngjashme, në harmoni me politikën e saj të jashtme, Kosova promovon marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe kjo shihet nga angazhimi në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE-ja, e cila kontribuon në fuqizimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Kosova mbetet e fokusuar në reformat Evropiane dhe Euro-Atlantike si themele për ndërtimin e shtetit demokratik të shtetit tonë. Arritjet në reforma kanë sjellë për Kosovën dhe qytetarët e saj ndryshime të rëndësishme pozitive në punët e brendshme dhe ndërkombëtare. Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim me BE-në në tetorin e kaluar, duke u nisur zyrtarisht në udhëtimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Kjo jo vetëm që ka qartësuar të ardhmen tonë Euro-Atlantike por gjithashtu edhe përgjegjësinë tonë për të shtyrë përpara agjendën tonë të reformave.

Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim e nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian ka qenë një moment historik në rrugën zyrtare të Kosovës drejt integrimit Evropian. Kjo i ka ndihmuar Kosovës që t’i rifreskoj motivimet për të shtyrë përpara reformat Evropiane dhe të vazhdojë qasjen e saj përgjegjëse në Dialogun e Brukselit. Vendimi i BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës paraqet një tjetër hap të rëndësishëm që Kosova e pret me meritë.

Në këtë drejtim, sundimi i ligjit dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik klasifikohen lartë në agjendën tonë. Ne jemi të fokusuar në avancimin e reformave në drejtësi dhe administratë publike për të siguruar kompetencën dhe integritetin e institucioneve tona në ndjekjen e zhvillimit ekonomik dhe klimën e favorshme për investime. Kështu, të gjitha përpjekjet në këtë drejtim duhet të adresohen në mënyrë të duhur, përfshirë rëndësinë e dimensionit rajonal.

Jemi të vetëdijshëm për kapacitetet potenciale njerëzore dhe burimet natyrore që ekzistojnë në rrethinën, i cili në këmbim na sjell mobilitetin dinamik dhe kërkon lidhje më të mirë në rajon.

Duke folur për lidhjen dhe duke ndjekur hapat e Konferencës së Ballkanit Perëndimor në Berlin në gusht të vitit 2014 dhe takimin ministror në Beograd në tetor të vitit 2014, Kosova ka organizuar me sukses takimin e Ministrave të Jashtëm dhe Ministrave të Transportit dhe Infrastrukturës së Ballkanit Perëndimor 6. Për më tepër, në Samitin e Vjenës në gusht të vitit 2015 në kuadër të formatit Ballkani Perëndimor 6, Kosova, si dëshmi të zotimit tonë për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim të mirë, ka nënshkruar marrëveshjen në lidhje me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
E vetmja mënyrë për t’u përballur me vështirësitë dhe zhvillimet globale që ndikojnë tek ne të gjithë përmes promovimit të bashkëpunimit dhe solidaritetit në rajon.

Lidhja ka kuptim të shumëfishtë në rastin e Ballkanit Perëndimor, duke pasur në mendje të kaluarën e trazuar dhe tragjeditë e luftës. Përfshinë një varg të gjerë të çështjeve duke filluar nga lidhja diplomatike, ekonomike dhe infrastrukturore që është në dobi të rajonit tonë dhe proceset për ndërtimin e paqes dhe pajtimin në përgjithësi.

Përderisa lidhja mund të vij si nevojë e jona e brendshme për zhvillimin e vendeve tona dhe rajonit, ne duhet të pranojmë që sfidat më të fundit të sigurisë dhe refugjatëve na bëjnë thirrje të qëndrojmë të lidhur dhe të bashkëpunojmë. Ne duhet të demonstrojmë përgjegjësinë tonë për ngritjen e këtyre sfidave dhe të shprehim solidaritetin dhe dhembshurinë për ata që kanë ikur nga shtëpitë e tyre për të gjetur lirinë. Përvoja jonë në fatkeqësi të tilla është e freskët në mendjet dhe zemrat tona.

Ky forum sot duhet të ofrojë një mesazh të solidaritetit dhe të përmbushjes së politikave prudente në adresimin e këtyre sfidave, përderisa na kujton një mos-përputhje ndërmjet kapaciteteve tona dhe kompleksitetit të këtyre sfidave.   

Kolegë të dashur,

Republika e Kosovës e konsideron bashkëpunimin rajonal si procesin më të rëndësishëm dhe thelbësor për të na sjellë më afër BE-së dhe NATO-s. Përmes pjesëmarrjes në SEECP, ne synojmë të fuqizojmë më tej besimin ndërmjet neve dhe avancimin e integrimit Euro – Atlantik. Pjesëmarrja e Kosovës kontribuon në promovimin e potencialeve demokratike brenda dhe përtej Kosovës; kështu, unë dëshirojë të shpreh vlerësimin tonë për kolegët e shquar në këtë tavolinë për mbështetjen e Republikës së Kosovës në organizata të ndryshme rajonale.

Ne mbesim të angazhuar në mënyrë pro-aktive për arritjen e gjithëpërfshirjes në bashkëpunimin rajonal. Kosova zotohet që të punojë së bashku për largimin e perceptimeve tradicionale për rajonin tonë. Përpjekjet tona të përbashkëta mund ta transformojnë EJL në një rajon që gjeneron paqe, stabilitet dhe prosperitet. Ne besojmë që rajoni jonë ka potencial të dal si një fuqi nxitëse e re, dinamike dhe energjetike e Evropës dhe të bëhet një pikë fokale për projektet e infrastrukturës, transportit dhe energjisë.

Ne besojmë që qeverisja e mirë ekonomike do të shtrojë rrugën për më shumë investime të huaja në rajon. Në të vërtetë, bashkëpunimi më i mirë rajonal është thelbësor për fuqizimin e ekonomive tona, përmirësimin e komunikimit dhe lidhjessonë dhe promovimin më tej të bashkëpunimit ndërmjet elitave, shoqërisë civile, të rinjve dhe qytetarëve. Rajoni jonë duhet të punojë ngushtë për zgjidhjen e të gjitha konflikteve që mbesin; ne nuk mund të humbim më shumë kohë.

Për tejkalimin e sfidave të sotme rajonale, ne gjithashtu kemi nevojë për përkrahjen e BE-së, një qasje strategjike që do të përshpejtojë integrimin Euro-Atlantik për të gjitha vendet në Evropën Juglindore. Si pjesë kryesore e kësaj agjende, politika e sigurimit që të gjitha vendet në EJL njohin njëra tjetrën dhe zgjidhin të gjitha problemet e pazgjidhura bilaterale.

Faleminderit!

 

***********************

DEKLARATË E PËRBASHKËT (SEECP) MBI SFIDAT E MIGRIMIT

Sofje, 2 shkurt 2016

Ne, ministrat e Punëve të Jashtme të procesit të bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) pjesëmarrës, u takuam në Sofje më 2 shkurt të vitit 2016, në praninë e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit për bashkëpunim rajonal dhe e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian,

Të angazhuar në parimet e marrëdhënieve të mira fqinjësore, të integritetit territorial dhe pronësisë rajonale, si bazë për zbatimin e suksesshëm të bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore (SEE),

Riktheksojmë rëndësinë e SEECP-së si format kryesor politik për bashkëpunim rajonal dhe faktor për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në EJL,

Të vendosur për të mbrojtur vlerat thelbësore të demokracisë, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, si bazë për progres ekonomik dhe social,

Duke pasur parasysh se rrjedha e migrimit të paprecedent që rajonu është duke u ballafaquar, është krijuar te pjesëmarrësit e SEECP-së një shqetësim i madh ekonomik, social, humanitar, politike dhe për sigurinë.

Duke theksuar se mënyra më e mirë dhe efektive lidhur me migracionin e parregullt është që të ndërtojë bashkëpunim kuptimplotë mes pjesëmarrësve të SEECP-së,

Duke kujtuar rezolutat dhe deklaratat mbi migracionin në kuadër të OKB-së, OSBE-së, Këshillit të Evropës, BE-së dhe organizatat dhe institucionet tjera përkatëse, si dhe Deklaratën e Përbashkët të PBEJL-së mbi terrorizmit, miratuar në Tiranë, më 24 shkurt 2015,
U pajtuam sinë vijim:
•    shprehim interesin tonë të lartë për të zbutur efektet serioze që presioni i vazhdueshëm migrator shkakton në menaxhimin e kufijve dhe sigurinë, si dhe për drejtësinë, sistemet sociale, ekonomike dhe të azilit;

•    Ndërgjegjësimi për të vepruar në frymën e përgjegjësisë dhe solidaritetit për të siguruar veprime të përbashkëta, koordinim efektiv dhe madje edhe menaxhimin e flukseve migruese në EJL;
•    Konfirmojmë vendosmërinë tonë, me respekt për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, për të mbajtur një qëndrim të zero tolerancës ndaj të gjitha akteve që synojnë të sfidojnë vlerat tona të përbashkëta, sigurinë dhe krijimin rendin publik;

•    Ritheksojmë se vetëm një qasje gjithëpërfshirëse ndërkufitare që kërkon gjetjen e një zgjidhjeje afat-gjate mund të jetë i suksesshëm, dhe duke qenë të vetëdijshëm se veprimet e koordinuara mund të lehtësojnë efektet pozitive dhe konkrete, theksojmë nevojën për bashkëpunim të vazhdueshëm të zgjeruar në nivel ndërkombëtar, evropian, rajonal, kombëtar dhe nivele lokale;

•    Shprehim gatishmërinë tonë për të rritur koordinimin lidhur me lëvizjen e flukseve migruese, nëpërmjet shkëmbimit të informacionit përkatës në kuadër të rajonit tonë, si dhe me agjencitë përkatëse të BE-së, organizatat ndërkombëtare dhe vendeve të treta. Në këtë drejtim, nxjerrim në pah nevojën për njoftimin e hershëm për masat e reja që do të ndërmerren;

•    Ripohojnë vendosmërinë tonë për të parandaluar kalimin e paligjshëm të kufirit dhe udhëtimet të rrezikshme, si dhe për të luftuar kundër krimit të organizuar, kontrabandës së emigrantëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore, përmes një menaxhimi të zgjeruar të kufirit;

•    Theksojmë nevojën e përmirësimit të dialogut me vendet e origjinës së migrantëve të parregullt. Të gjitha mjetet do të mobilizohen për të mundësuar kthimin efektiv, në respekt të plotë të parimit të moskthimit, dhe procedurat e ripranimit si një nga temat kryesore të bashkëpunimit tonë me ato vende;

•    Ndajmë mirëkuptimin se fokusi i përpjekjeve ndërkombëtare duhet të jetë në adresimin e shkaqeve të migracionit;

•    Vërejmë se gjetja e zgjidhjeve politike për konfliktet ekzistuese të gjenerimit të rrjedhës së migrimit drejt rajonit tonë, si dhe shuarja e SIL/Da’esh, janë parakushte të domosdoshme për menaxhimin e suksesshëm dhe zbutjen e migracionit në EJL;

•    Rikonfirmojmë përkushtimin tonë për intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe për të trajtuar fenomenin e luftëtarëve të huaj terroriste përgjatë Ballkanit Perëndimor kundër iniciativave për terrorizëm (WBCTi) dhe KBR që qon drejt një platforme rajonale për luftën kundër Radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm;

•    Mirëpresim dhënien e ndihmës financiare nga Fondi i Mirëbesimit Rajonal të BE-së në përgjigje të krizës siriane, Fondi Madad, si dhe propozimin për të zgjeruar atë në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të përmirësojë reagimet tona të përbashkët ndaj sfidave të migracionit;

•    Mbështesim plotësisht aktivitetet e bashkësisë ndërkombëtare që synojnë adresimin e sfidave mbi krizën e migracionit në mënyrë efektive.

 

 

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors