Kryeministri Mustafa: Nominimi i filmit “Shok” për Oscar, ngjarje historike për Kosovën


Image

Prishtinë, 14 janar 2016

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, përshëndet nominimin për çmimin prestigjioz Oscar, të filmit “Shok”.

Kryeministri Isa Mustafa, e konsideron si një lajm shumë të mirë për artin dhe kulturën në Kosovë, duke përgëzuar të gjithë profesionistët e filmit, që kanë kontribuar për realizimin me sukses të këtij filmi, tashmë historik për kinematografinë kosovare.

“Nominimi i filmit “Shok” për Oscar është lajm shumë i rëndësishëm për kulturën tonë në përgjithësi. Republika e Kosovës, falë punës, kreativitetit dhe përkushtimit të njerëzve të saj, dhe në bashkëpunim me njerëzit e vendeve tjera mike, po ecën e sigurt drejt sukseseve kulmore në të gjitha fushat e jetës”, tha kryeministri Mustafa.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, bashkë me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të mbështesë aktivitetet që lidhen me promovimin dhe përkrahjen e filmit “Shok”, i cili është mbështetur edhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors