Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, priti në takim ambasadoren e Finlandës, Anne Huhtamaki


Image

Prishtinë, 5 nëntor 2015
 
Ministrja për Dialog e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, ka pritur në takim njoftues ambasadoren e re të Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki.
 
Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve dhe proceset eurointegruese të Kosovës.
 
Ministrja Tahiri ka shprehur mirëseardhje për ambasadoren e re Huhtamaki dhe ka konfirmuar gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Ajo ka vlerësuar lartë përkrahjen e Finlandës për zhvillimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës. Po ashtu, e ka falënderuar shtetin finlandez për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep Kosovës në përgjithësi si dhe për proceset që lidhen me agjendën euroatlantike.
 
Znj. Tahiri në këtë takim ka folur për progresin në Kosovë duke theksuar se nënshkrimi i Marrëveshjes Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian shërben si një faktor motivimi për të çuar përpara reformat evropiane në Kosovë. Ajo ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO e organizata tjera ndërkombëtare dhe liberalizimi i vizave nga BE-ja do të jenë zhvillime që i meriton Kosova. Në emër të Qeverisë së Kosovës, ajo po ashtu, ka shprehur përkushtimin e plotë për përmbushjen e obligimeve që dalin nga MSA-ja si dhe angazhimet për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim rajonal të cilën Kosova po e dëshmon edhe përmes dialogut të Brukselit. “Kosova ka orientime pro-perëndimore dhe ne po punojmë me ngulm për integrime euroatlantike dhe partneritet të fuqishëm me të gjitha vendet e BE-së, NATO-së dhe SHBA-të”, tha Tahiri.
 
Ambasadorja finlandeze, znj. Huhtamaki  në këtë takim e ka rikonfirmuar vazhdimin e mbështetjes për Kosovën në rrugën eurointegruese si dhe ka folur edhe për përkrahjen e dhënë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe organizata të tjera ndërkombëtare, në të ardhmen. Ajo ka theksuar se Finlanda mbështet dhe angazhohet fuqishëm për forcimin e subjektivitet ndërkombëtar të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors