Kryeministri Isa Mustafa vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Festës së Bajramit


Image


Image


Image

Prishtinë, 24 shtator 2015

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e Kurban Bajramit, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava dhe udhëheqësit tjerë të bashkësisë.

Gjatë vizitës, bashkë me kryeministrin Isa Mustafa, ishin edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli dhe ministri i Financave, Avdullah Hoti.

Urimi i kryeministrit Isa Mustafa, gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës:

Jemi sot këtu në Bashkësinë Islame, t’i urojmë Myftiut dhe të gjithë besimtarëve islamë me fat Festën e Kurban Bajramit.

Gëzohemi për një festë të përbashkët e cila ndërlidhet me paqen, ndërlidhet me sakrificën, ndërlidhet me besimin që t’i ndihmojmë njëri- tjetrit, që të punojmë bashkërisht, t’i zhvillojmë këto procese që janë shumë të rëndësishme për ne, jo vetëm në Kosovë, por edhe në regjion edhe në botë.

Po ashtu, t’i falënderojmë njerëzit që po i kontribuojnë paqes, po i kontribuojnë stabilitetit, po i kontribuojnë sigurisë së vendit dhe sigurisë së regjionit.