Prishtinë, 27 maj 2015
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të mërkurën në takim zëvendësdrejtorin menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Min Zhu.
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe zëvendësdrejtori Zhu kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe FMN-së si dhe reformat ekonomike e fiskale që po ndërmerren në Kosovë.
Kryeministri Mustafa vlerësoi rëndësinë e kësaj vizite të nivelit të lartë të FMN-së në Republikën e Kosovën, duke informuar për Programin e Qeverisë së Kosovës dhe për planet zhvillimore dhe masat e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe financiar të Kosovës. Kryeministri Mustafa po ashtu foli për fokusimin e Qeverisë së Kosovës në gjenerimin e zhvillimit ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës dhe mbështetja e fuqishme e zhvillimit të sektorit të bujqësisë dhe energjisë në Kosovë.
Kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim me FMN-në.
Zëvendësdrejtori menaxhues i FMN-së, Min Zhu vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në avancimin e mëtejshëm të reformave dhe progresit ekonomik e stabilitetit fiskal, si dhe rëndësinë e mbështetjes së zhvillimit të sektorit të bujqësisë dhe të energjisë në Kosovë.
Ai po ashtu theksoi se vizita e tij në Kosovë dëshmon përkushtimin e FMN-së për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën.
