Kryeministri Isa Mustafa, priti të ngarkuarin me punë të Malit të Zi, Radovan Miljanic


Image


Image

Prishtinë, 21 maj 2015
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim të ngarkuarin me punë të Malit të Zi në Kosovë, Radovan Miljanic, me të cilin bisedoi për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon.
 
Kryeministri Mustafa theksoi progresin që po arrin Kosova dhe për hapat që po ndërmerr Qeveria e Kosovës për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, sundimin e rendit dhe të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe reformat e gjithmbarshme në arsim dhe në shëndetësi.
 
Kryeministri Mustafa përmes të ngarkuarit me punë, Radovan Miljanic,  uroi Republikën e Malit të Zi për ditën e pavarësisë.
 
“Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mali të Zi, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të mira, poashtu jemi të interesuar për vazhdimin e thellimit të tyre në të gjitha fushat e interesit të përbashkët”, tha kryeministri Mustafa.
 
Në takim u bisedua edhe për çështjen e demarkacionit dhe pozitën e komunitetit malazez në Kosovë.
 
I ngarkuari me punë  i Malit të Zi në Kosovë, Radovan Miljanic falënderoi kryeministrin Mustafa për pritjen dhe vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, duke shprehur përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në interes të popujve dhe shteteve tona edhe në të ardhmen.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors