Prishtinë, 18 maj 2015
Ministrja për Dialogun e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, udhëton sot për Bruksel me ç ‘rast do të udhëheqë delegacionet e Kosovës në takimet për çështjet e Telekomit, IBM-së, Produkteve Medicionale dhe Sigurimet Kufitare të Automjeteve.
Takimet trepalëshe do të mbahen nga data 19-21 maj 2015.
