Prishtinë, 9 maj 2015 – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Komisioni Evropian, me rastin e shënimit të Ditës së Evropës.
Qeveria e Republikës së Kosovës, e kryesuar nga kryeministri Isa Mustafa, e konsideron këtë ditë, një përvjetor të rëndësishëm që shënon bashkimin e popujve evropianë.
Në këtë ditë të shënuar, Kosova ka dëshmuar më së miri se ka përqafuar plotësisht vlerat evropiane dhe po ndërmerr hapa të vazhdueshëm për avancimin e proceseve integruese evropiane.