Qeveria e Kosovës mbajti mbledhjen e 28-të


Image


Image

Prishtinë, 8 maj 2015
 
Qeveria e Republikës së Kosovës nën udhëheqjen e kryeministrit Isa Mustafa, mbajti mbledhjen e 28-të të rregullt, në të cilën mori vendime nga përgjegjësitë e saj kushtetuese dhe ligjore.
 
Pika e parë e rendit të ditës që u miratua ishte Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/l-051 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, i cili ka tri qëllime kryesore: që ta forcoj luftën kundër konfliktit të interesit, që t’i plotësoj standardet evropiane për liberalizimin e vizave dhe Raportin e Progresit dhe që të jetë funksional në Republikën e Kosovës.
 
Kabineti Qeveritar miratoi edhe Strategjinë Kombëtare dhe Planin e Veprimit Kundër Trafikimit me Njerëz 2015-2019, e cila ka për qëllim koordinimin e veprimeve parandaluese dhe luftës kundër trafikimit me njerëz me qëllim të zvogëlimit të rasteve të trafikimit në Kosovë deri në minimum si dhe koordinimin për ofrimin e shërbimeve cilësore për viktimat e trafikimit duke synuar kthimin e dinjitetit të tyre dhe duke parandaluar ri-trafikimin e tyre.
 
U miratua vendimi për lejimin e hostimit të Regjistrit Qendror të lejeve dhe licencave që lëshohen nga Institucionet Qendrore të Republikës së Kosovës, në domenin Qeveritar të Republikës së Kosovës.
 
Qeveria e Kosovës mori vendim për vazhdimin e mandatit të anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, me mandat tre vjeçar, në këtë përbërje:
1.                  Murat Meha, Agjencia Kadastrale e Kosovës,        kryesues;

2.                  Shaban Guda, Policia e Kosovës,                                anëtar;

3.                  Besim Kajtazi, Zyra e Kryeministrit,                           anëtar;

4.                  Sylë Ukshini, Ministria e Punëve të Jashtme,             anëtar;

5.                  Tefik Basha,   Universiteti i Prishtinës,                       anëtar.

 
Qeveria e Republikës së Kosovës po ashtu ka aprovuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 40 mijë euro, për përmbushjen e kontributit vjetor të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2014 në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal, me seli në Sarajevë.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors