Ministrja Tahiri ka pritur në takim Ambasadorin e ri të Hungarisë z. László Márkusz


Image

Prishtinë, 29 prill 2015
 
Ministrja për Dialogun e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri ka pritur në takim njoftues Ambasadorin e ri të Republikës së Hungarisë në Kosovës, z. László Márkusz të cilit i dëshiroi mirëseardhje në detyrën e re si përfaqësues i shtetit të Hungarisë në Kosovë.
 
Ministrja Tahiri me ambasadorin Márkusz foli edhe për prioritetet e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin ekonomik, punësimin dhe mirëqenien, sundimin e rendit dhe ligjit, agjendën euroatlantike dhe reformat që po zhvillohen drejt këtij qëllimi.
 
Znj. Tahiri foli po ashtu edhe për rolin e Kosovës në procesin e dialogut të Brukselit që po zhvillohet në  mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë si një proces që po ndihmon për të avancuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian duke konstatuar se deri tani ka progres të rëndësishëm por ende mbeten sfida me të cilat po përballemi gjatë implementimit. Zbatimi i të gjitha marrëveshjeve edhe nga pala e Serbisë hap mundësi dhe rrugë të qëndrueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe në fund njohje edhe reciproke mes dy shteteve,  tha ministrja Tahiri.
 
Në takim, Ambasadori Márkusz shprehu përkushtimin e shtetit të tij për të thelluar marrëdhëniet bilaterale me Kosovën dhe mbështetjen e plotë ndaj Kosovës në rrugën e saj të integrimeve evropiane dhe euro-atlantike si dhe theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal me qëllim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Ai vlerësoi dialogun e Brukselit si një proces të rëndësishëm për një paqe të qëndrueshme në rajon.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors