Prishtinë, 23 mars 2015
Qeveria e Republikës së Kosovës ka paraqitur pranë Bashkimit Evropian Raportin mbi rrjedhat e dialogut të Brukselit dhe procesin e zbatimit të marrëveshjeve për periudhën 1 Tetor 2014 – 20 Mars 2015.
Në këtë Raport të nënshkruar nga Ministrja Edita Tahiri, njëherësh udhëheqëse e dialogut të Brukselit për procesin e zbatimit, paraqitet vlerësimi i Qeverisë së Kosovës për progresin dhe sfidat e procesit të zbatimit të marrëveshjeve të Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë dhe Dialogut teknik të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Raporti është publikuar në faqen e internetit të Zyrës së Kryeministrit, në linkun: http://www.kryeministri-ks.net/doc
