Prishtinë, 16 shkurt 2015
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në mbrëmjen muzikore-letrare të organizuar nga Seksioni i Arteve i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), për nder të 7-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Të pranishmëve në këtë ngjarje, me një fjalë rasti iu drejtua kryetari i ASHAK-ut, Hivzi Islami.
