Kryeministri Isa Mustafa priti shefin e misionit të IOM-it në Kosovë, Jorge Baca Vaughan


Image

Kryeministri Mustafa dhe z. Vaughan kanë diskutuar për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit në fushën menaxhimit të migracionit.

Kryeministri Isa Mustafa foli për angazhimin maksimal me të cilin po trajtohet çështja e migrimit si dhe për vështirësitë dhe për hapat konkret që po ndërmerren nga institucionet e Kosovës për parandalimin e kësaj dukurie.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për rishikimin e strategjive dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe IOM-it me qëllim të parandalimit të flukseve të migracionit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors