Ministrja Edita Tahiri priti në takim udhëheqësen e Departamentit për Ballkanin Perëndimor të ministrisë së Jashtme të Austrisë, Heidemaria Gürer


Image

Prishtinë, 4 Shkurt 2015

Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri, ka pritur sot në takim Heidemaria Gürer,  udhëheqëse e Departamentit për Ballkanin Perëndimor dhe Lindje, në ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Austrisë e cila ishte e shoqëruar edhe nga Ambasadori i Austrisë në Kosovës, Johann Brieger.

Ministrja Tahiri vlerësoi lart marrëdhëniet mes dy vendeve duke çmuar përkrahjen e vazhdueshme të Austrisë për Kosovën.

Në këtë takim u konfirmua gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve si dhe gatishmëria e Austrisë që të ndihmoj Kosovën në rrugën e integrimeve euro-atlantike. Po ashtu, u bisedua për rëndësinë e vazhdimit të

Dialogut të Brukselit, duke qenë konstatim i përbashkët se ky proces po ndihmon paqen, fqinjësinë e mirë dhe stabilitetin në rajon. Në këtë kontekst, ministrja Tahiri falënderoi Austrinë për gatishmërinë që ka treguar për të aplikuar për kodin telefonik për Kosovën pranë Organizatës Ndërkombëtare të Telekomunikacionit (ITU).

Nga ana e saj znj. Gürer  theksoi se shteti austriak do të vazhdojë të përkrah integrimin e plotë të Kosovës në institucione  ndërkombëtare, dhe forcimin e shtetit të Kosovës përmes reformave të gjithanshme. 

Në fund dy bashkëbisedueset shprehën gatishmërinë që marrëdhëniet në mes të dyja vendeve  të fuqizohen edhe më shumë në të ardhmen.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors