Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa së bashku me presidenten Atifete Jahjaga, vizituan Manastirin e Deçanit me rastin e Festës së Krishtlindjes Ortodokse


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 07 janar 2015

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa së bashku me presidenten Atifete Jahjaga, vizituan Manastirin e Deçanit me rastin e Festës së Krishtlindjes Ortodokse, me ç ‘rast uroi të gjithë besimtarët ortodoksë. Pas vizitës kryeministri Isa Mustafa deklaroi para mediave.

Në vijim po e japim të plotë deklaratën e kryeministrit Mustafa:

“Ne zgjodhëm këtë ditë të bukur të Krishtlindjeve Ortodokse, që At Savës t’i urojmë këtë ditë të madhe, t’i urojmë të gjithë besimtarëve ortodoksë që janë qytetarë tanë, sepse ne këto kremte i kemi konsideruar gjithmonë si tonat, për arsye se kanë qenë një solidaritet dhe një tolerancë shumë e madhe fetare dhe e cila është në Kosovë dhe të cilën dëshirojmë ta kultivojmë edhe më tutje.

Dëshirojmë që të gjithë qytetarët tanë të ndihen të njëjtë, të barabartë, të zhvillojnë një solidaritet dhe një bashkëjetesë të të gjithëve, t’i përballojmë të gjithë bashkërisht problemet dhe situatat në të cilat ne ndodhemi, sepse ato nuk i takojnë vetëm një komuniteti dhe një besimi fetar por na takojnë të gjithë neve.

Me këto dëshira dhe me këto lutje, erdhëm këtu sot të shprehim përkushtimin tonë që bashkërisht të punojmë dhe bashkërisht të kremtojmë, por edhe bashkërisht t’i zgjidhim problemet tona”, deklaroi kryeministri Mustafa pas vizitës në Manastirin e Deçanit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors