Deklaratë e Qeverisë së Republikës së Kosovës


Image

Prishtinë, 26 dhjetor 2014
 
Qeveria e Republikës së Kosovës dënon fuqishëm veprimin e dyshuar terrorist të mbrëmshëm, në veprim të cilin janë gjetur sasi të mëdha eksplozivi dhe është arrestuar një i dyshuar.
 
Qeveria e Republikës së Kosovës siguron qytetarët e saj, se do të bëj gjithçka në çdo moment për të siguruar jetën e qytetarëve të saj,  dhe garantimin e sigurisë së vendit.
 
Me këtë rast Qeveria e Republikës së Kosovës përshëndet dhe vlerëson lart punën e Policisë së Kosovës në pengimin e këtij veprimi terrorist, dhe bën thirrje në bashkëpunim të gjithmbarshëm në këtë situatë, përfshirë vendet e rajonit.
 
Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet shumë e përkushtuar që Kosova të jetë vend i paqes dhe tolerancës, dhe kërkon nga organet përkatëse të hetojnë në tërësi këtë akt të dyshuar terrorist, dhe përgjegjësit të vendosen para drejtësisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors