Prishtinë, 24 dhjetor 2014
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pranoi telegram urimi nga kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Boyko Borisov, me rastin e zgjedhjes në pozitën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Në telegramin e urimit të Kryeministrit Borisov thuhet:
I nderuari Zoti Kryeministër,
Dua t’Ju shpreh urimet e mia me rastin e zgjedhjes Suaj Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe t’Ju uroj suksese në misionin Tuaj plot me përgjegjësi.
Finalizimi i bisedimeve për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe firmosja e saj e ardhshme, krijojnë një stimulim suplementar për përballimin e sfidave të ndryshme për përparimin e Kosovës në rrugën e saj për aderim në strukturat evropiane dhe euroatlantike.
Republika e Bullgarisë është gati të japë mbështetjen e saj që Republika e Kosovës të vazhdojë në mënyrë të suksesshme integrimin e saj evropian dhe euroatlantik.
Jam i bindur që do të punojmë së bashku edhe për thellimin e mëtejshëm dhe zgjerim të dialogut politik dhe bashkëpunimit sektorial ndërmjet të dy vendeve, në emër të stabilitetit dhe për mirëqenien e rajonit.
Pranoni, z. Kryeministër, urimet e mia më të sinqerta.
Boyko Borisov
Kryeministër i Republikës së Bullgarisë
