Kryeministri Isa Mustafa priti në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Maryse Daviet


Image

Prishtinë, 16 dhjetor 2014
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, Maryse Daviet.
 
Ambasadorja franceze Daviet uroi kryeministrin Mustafa për zhgjedhjen në pozitën e kryeministrit dhe për formimin e kabinetiti të ri qeveritar. Franca mirëpret qeverinë e re në krye me kryeministrin Mustafa.
 
Më tej, ambasadorja Daviet është shprehur se do të angazhohet për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë me Qeverinë e re të Republikës së Kosovës dhe ka shprehur zotimet e qeverisë franceze për të vazhduar mbështetjen e Kosovës, në proceset integruese evropiane dhe në fushën ekonomike.
 
Kryeministri Mustafa vlerësoi lartë kontributin e Francës në Kosovë, dhe premtoi se do të angazhohet që ky bashkëpunim do të thellohet edhe më tej. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors