Kryeministri Hashim Thaçi, priti në takim lamtumirës ambasadorin Bobi Bobev


Image

Prishtinë, 16 tetor 2014

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Bobi Bobev, i cili e përfundon mandatin e tij në Kosovë.

Kryeministri Hashim Thaçi me këtë rast shprehur falënderimin për angazhimin e ambasadorit Bobev për bashkëpunimin e mirë në mes të dyja vendeve. Duke konsideruar Bullgarinë si një shtet mik të Kosovës, kryeministri ka shprehur angazhimin dhe përkushtimin e institucioneve shtetërore të Kosovës për të vazhduar këtë bashkëpunim.

Ambasadori Bobi Bobev është falënderuar për mikpritjen dhe bashkëpunimin e mirë me institucionet dhe Qeverinë e Kosovës duke çmuar gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit midis  Bullgarisë dhe Kosovës  në të gjitha proceset me rëndësi për të dyja vendet dhe rajonin.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors