Qeveria e Republikës së Kosovës zhvilloi mbledhjen e saj të rregullt


Image


Image

Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt në të cilën ka miratuar vendime dhe dokumente tjera nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Dokumenti i parë i miratuar në mbledhjen e sotme ka qenë Rregullorja për përcaktimin e rregullave dhe procedurave të punës së Këshillit Nacional për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. Kjo Rregullore ka për qëllim përcaktimin e rregullave të punës së këshillit, të drejtat dhe detyrat e kryetarit, nënkryetarit, sekretarit dhe anëtarëve të këshillit si dhe çështje tjera me rëndësi për punën e këtij këshilli.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për themelimin e grupit punues për të analizuar politikën fiskale që ka të bëjë me Tatimin në Vlerën e Shtuar në produktet bazë të konsumit.

Grupi punues do të ketë këtë përbërje:

1.      Një përfaqësues nga Ministria e Financave, kryesues,
2.      Dy përfaqësues nga Ministria e Financave,
3.      Një përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit
4.      Një përfaqësues nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik,
5.      Një përfaqësues nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë,
6.      Një përfaqësues nga Dogana e Kosovës,
7.      Një përfaqësues nga Administrata Tatimore e Kosovës,
8.      Një përfaqësues i shoqërisë civile, në cilësinë e vëzhguesit.

Qeveria ka miratuar edhe vendimin për themelimin e Grupit Punues për hartimin e Programit Ekonomik Fiskal për vitin 2015. Grupi Punues për hartim të Programit Ekonomik Fiskal, i udhëhequr nga zëvendësministri i  Financave, do të ketë këtë përbërje:
 
1.      Një përfaqësues nga Departamenti i Politikave Ekonomike dhe Publike, MF;
2.      Një përfaqësues nga Departamenti i Buxhetit, MF;
3.      Një përfaqësues nga Departamenti i Buxhetit Komunal, MF;
4.      Një përfaqësues nga Departamenti për  Integrim Evropian dhe Koordinim te Politikave, MF;
5.      Një përfaqësues nga Zyra për Planifikim Strategjik, ZKM;
6.      Një përfaqësues nga Departamenti i Integrimit Evropian, Koordinim të Politikave dhe Zhvillim Ekonomik, MZHE;
7.      Një përfaqësues nga Departamenti i  Tregtisë, MTI;
8.      Një përfaqësues nga Departamenti i kritereve ekonomike dhe tregut të brendshëm, MIE;
9.      Një përfaqësues nga Departamenti i Analizave Ekonomike dhe Stabilitetit Financiar, BQK;
10.   Një përfaqësues nga Departamenti i Statistikave Ekonomike dhe Llogarive Kombëtare, ASK;
11.   Një përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës;
12.   Një përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies, Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave;
13.   Një përfaqësues nga Ministria e Arsimit;
14.   Një përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, Agjensioni i Financimit të Shëndetësisë, MSH
15.   Një përfaqësues nga Ministria e Administratës Publike, Departamenti i Reformës së Administratës Publike

Grupi Punues ka për detyrë dhe përgjegjësi: të ndihmojë procesin e hartimit të Programit Ekonomik Fiskal; të koordinojë materialet e dorëzuara nga institucionet përkatëse; të sigurojë konsistencë dhe përputhshmëri në mes të politikave të propozuara në Programin Ekonomik Fiskal me kornizën e përgjithshme fiskale dhe të monitoroj implementimin e Programit Ekonomik Fiskal.

Është miratuar edhe vendimi për rekomandimin që Presidentja e Republikës së Kosovës të autorizojë ministrin e Financave për nënshkrimin  e marrëveshjes për Kredi Eksportuese ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG lidhur me financimin e Projektit Hibrid të Integruar për Qendrën e Kardiokirurgjisë së Klinikës Universitare të Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës, në cilësinë e ushtruesit të ligjshëm të aksionarit të Republikës së Kosovës në Ndërmarrjen Publike “Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës” Sh.A, vendosë që ministri i Financave të veprojë në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si aksionar i vetëm në PTK, të ndërmarr të gjitha masat e ligjshme për realizimin e të drejtës dhe të kërkoje nga Bordi i PTK-së të deklarojë dhe paguaj dividendin për aksionarin në shumën prej 10 000 000 euro (dhjetë milion euro).

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Raportin gjashtëmujor për buxhetin e viti 2014, sipas të cilit janë evidentuar 688 milion të hyra dhe 641 milion pagesa nga buxheti për këtë periudhë.

Me vendimin e aprovuar sot në mbledhje, Qeveria e Kosovës mbështet organizimin  aktiviteteve kulturore për shënimin e Ditës së Boshnjakëve në Kosovë me 24 820 euro.

Është miratuar edhe vendimi përfundimtarë për shpronësimin për interes publik në krijimin e të drejtës së servitutit  për pronat e paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve  të interesit të cilat preken nga ndërtimi i Linjës Energjetike 400kV në, segmenti i parë 16 km, zonat kadastrale në komunat Obiliq, Vushtrri dhe Drenas.

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë mjete për mbështetjen e punës së Komisionit Qeveritarë për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politik.

Edhe projekti “ATOMI” i Qendrës për Studime, Shërbime Sociale dhe Psikologjike ENCOMPASS , ka marr mbështetje financiare nga Qeveria e republikës së Kosovës në shumën prej 50 000 euro. Projekti ofron mbështetjen për nxënësit e shkollimit parauniversitar në Republikën e Kosovës, të cilët janë përzgjedhur për inteligjencë të jashtëzakonshme.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors