Prishtinë, 21 gusht 2014
Kryeministri Thaçi ngushëllon familjen Spahiu, me rastin e vdekjes së aktorit të shquar veteran të teatrit, filmit dhe televizionit, Ahmet Spahiu.
Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
E nderuara familje Spahiu,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e familjarit tuaj, aktorit të shquar veteran të teatrit, filmit dhe televizionit, Ahmet Spahiu.
Vdekja e aktorit Ahmet Spahiu është humbje e madhe për kulturën dhe artin shqiptar në përgjithësi si dhe për teatrin e kinematografinë.
Vepra e Ahmet Spahiu do të jetë shembull për brezat e rinj të aktorëve dhe krijuesve të vendit tonë.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Spahiu, miqve, dashamirëve dhe të gjithë atyre që bashkëvepruan me aktorin Ahmet Spahiu.
Hashim Thaçi
Kryeministër i Republikës së Kosovës.
