Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e Festës së Fitër Bajramit ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës


Image


Image

Prishtinë, 28 korrik 2014
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Ferid Agani, me rastin e Festës së Fitër Bajramit ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga Myftiu Naim Tërnava.
 
Me këtë rast, Kryeministri Thaçi ka përcjellë urimet më të mira për të gjithë qytetarët e besimit islam, duke uruar për tolerancë fetare, qytetare dhe politike.
 
Në vazhdim po ju përcjellim deklaratën e plotë të kryeministrit Thaçi:
 
“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dëshiroj që edhe njëherë të gjithë besimtarëve,  t’ju uroj në këtë ditë të shenjtë të Fitër Bajramit, në këtë ditë të respektit të ndërsjellë, të tolerancës, të mirëkuptimit, të dashurisë, të paqes. Uroj që të ketë çdoherë tolerancë të tillë fetare, qytetare, politike në Kosovë.
 
Uroj që në këtë ditë të shenjtë të kujtojmë dëshmorët e kombit, të kujtojmë heronjtë, të kujtojmë sakrificën tonë dhe natyrisht të gjithë kështu të bashkuar të marrim energji për të ardhmen, për ndërtimin e shtetit tonë edhe më të fuqishëm”- tha kryeministri Thaçi, pas vizitës që bëri në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, me rastin e Festës së Fitër Bajramit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors