Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur kërkon që mos të kushtëzohen punimet në Rudnicë


Image


Image


Image

Prishtinë 4 korrik 2014

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar të Republikës se Kosovëspër Persona të Zhdukur , Prenkë Gjetaj në një konferencë për media ka bërë të ditur se Grupi Punues për të Persona të Zhdukur do të takohet brenda javës së ardhshme, për të kërkuar që punimet në Rudnicë mos të ndërpriten.

Fillimisht, Kryesuesi i Komisionit në mënyrë kronologjike prezantojë punën e deritanishme rreth ‘rastit të Rudnicës’, e në veçanti zhvillimet e fundit përkatësisht angazhimin e të gjitha palëve të përfshirë në procesin profesional të gërmimeve vlerësuese dhe zhvarrimeve të mbetjeve mortore, nga lokacioni i varrezës masive në Rudnicë, të Rashkës, duke theksuar se deri më tani puna dhe angazhimi ka rezultuar me zhvarrosjen e mbetjeve mortore të 45 individëve, si dhe me më shume se 80 pjesë kockore. Mostrat e mbetjeve mortore të zhvarrosura, janë dërguar për analizë të ADN-së, me datë 24 dhe 25 qershor 2014

Po ashtu, z. Gjetaj njoftojë se nga data 3 korrik 2014, punimet janë ndërprerë me arsyetimin e palës serbe se mungojnë fondet për të vazhduar punimet.

“Për çudinë më të madhe, janë ndërprerë punimet me arsyetimin se mungojnë fondet. Familjarët, në vizitën e tyre të fundit e kanë vlerësuar se vazhdon të bëhet krim i shumëfishtë, sepse krim i parë ka qenë vrasja, krim i dytë nxjerrja pas tre katër javëve , siç është rasti i Rezallës, nga varri dhe dërgimi në vendet e panjohura, tash e njohur si varreza masive në Rudnicë, dhe pas lufte, ndërtimi i një objekti për të fshehur gjurmët. Dhe tani po them, edhe ky është krim, sipas vlerësimeve tona dhe të familjarëve, që bëhen zhagitje- obstruksione. Në vend që viktimat të luftës të dëmshpërblehen, tani pala serbe kushtëzon me kërkesën për të fituar fonde, do të thotë për të fituar në fatkeqësi” ka theksuar ai.

Duke parë këtë gjendje, z. Gjetaj ka kërkuar nga Serbia që mos të kushtëzoj me donacione kërkimet, sepse nuk është e arsyeshme që të kërkohet donacion për të vlerësuar një lokacion, e ku duhet të angazhohet vetëm ndonjë ekskavator.

Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka bërë të ditur se lokacionet po kontrollohen në bazë të hartave satelitore.

“Lokacioni është duke u kontrolluar në bazë të lëvizjeve të dheut, prej hartave satelitore. Lokacioni i parë, Rudnica një, deri në kufirin e lëvizjes së dheut është kontrolluar dhe ka rezultuar me 45 gjetje, trupa relativisht të mbledhur mirë, dhe 86 gjetje mortore, prej të cilave në përgjithësi prej këtyre dy lokacioneve 156 mostra të ADN-së janë marrë dhe janë dërguar për analiza. Katër deri në gjashtë javë së paku ata kërkojnë kohë për përfundimin e analizave” ka bërë të ditur Gërxhaliu.

Ndërsa sa i përket identiteti të viktimave të zhvarrosur, Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, potencojë se vetëm përmes analizës së ADN-së, do të përcaktohet identitetit, dhe se deri më tani janë identifikuar vetëm dy persona, pas dërgimit të mostrave të para, nga rastet e zhvarrosur në Dhjetor të vitit 2013, e që kanë rezultuar me identifikimin e dy të rinjve nga fshati Rrezallë.

Meqenëse dy nga të pagjeturit janë identifikuar që janë nga Rezalla, Gërxzhaliu nuk e përjashtoi mundësinë që edhe gjetjet tjera të jenë nga ky vend.

“Normal që edhe ne bëjmë prejudikime, sepse e dimë që varësisht nga lokacioni njerëzit janë zhdukur në grupacion, atëherë i jemi kthyer databazës tonë, 37 mungojnë nga Rezalla, nuk e përjashtojmë mundësinë që të jenë nga Rezalla, por numri 45 e që me mbetje mortore shkon deri tek 50-shi, na bënë me dije që janë edhe të një lokacioni tjetër. Me të arritur analizat e ADN-së do ta dimë se cilit lokacion i takojnë, dhe do t’i informojmë familjarët dhe do të merremi vesh për rivarrim” ka thënë Gërxhaliu.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors