Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
E nderuara familje Hajdini
Vdekja e parakohshme e Ruzhdiut është humbje e madhe për familjen, për miqtë si dhe për institucionet në të cilat punoi.
Ruzhdiu ishte një ndër veprimtarët më të dalluar të viteve 1980, vite në të cilat lëvizja kombëtare në Kosovë mori hov të madh, që më në fund u kurorëzua me lirinë dhe pavarësinë e Ksovës.
Në emër të Qevrisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Hashim Thaçi
Kryemnistër i Republikës së Kosovës