Komunikatë për media e Zyrës për Komunikim me Publikun të Zyrës së Kryeministrit


Image

Prishtinë, 4 prill 2014

Zyra për Komunikim me Publikun e Zyrës së Kryeministrit, në pajtueshmëri me Ligjin Nr.03/L-215 për Qasje në Dokumente Publike ka dërguar në Kuvendin e Republikës së Kosovës Raportin Gjithëpërfshirës të institucioneve publike për realizimin e së drejtës për qasje në dokumente publike për vitin 2013.

Raporti Gjithëpërfshirës përmban të dhënat e përgjithshme mbi realizimin e së drejtës për qasje në dokumente publike në nivel qendror dhe lokal, ashtu siç janë prezantuar nga institucionet përgjegjëse.

Duke analizuar raportin e tretë vjetor për nivelin e realizimit të së drejtës për qasje në dokumente publike, shihet qartë se ka përparim. Krahasuar me vitin paraprak, realizimi i së drejtës për qasje në dokumente publike ka shënuar ngritje në raport me refuzimin e kërkesave për qasje në dokumente publike. Shprehur në përqindje del se realizimi i kësaj të drejte nga 89.5 për qind  në vitin 2012 është ngritur në 91.7 për qind në vitin 2013. Ndërkaq, refuzimi i kërkesave për qasje në dokumente publike nga 6.9 për qind në vitin 2012, ka rënë në 1.9 për qind në vitin 2013.

Po ashtu në vitin 2013, është shënuar ngritje e numrit të institucioneve që kanë përmbushur obligimin ligjor të dërgimit të raporteve për nivelin e realizimit të së drejtës për qasje në dokumente publike të institucionit respektiv. Janë 89.4 për qind e institucioneve që kanë raportuar prej të cilave rreth 16.1 për qind për herë të parë, në krahasim me 10.6 që nuk kanë raportuar fare. 

Përkundër të arriturave, Zyra e Komunikimit me Publikun e Zyrës së Kryeministrit konsideron se ende ka hapësirë për avancimin e kësaj të drejte themelore. Ngritja e përgjegjësisë së vendimmarrësve për të dhënë përgjigje në të gjitha pyetjet dhe për të mundësuar qasje në të gjitha dokumentet publike është objektivi kryesor që duhet implementuar gjatë viteve të ardhshme.

Në kuadër të këtij angazhimi për implementimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, Zyra e Komunikimit me Publikun e Zyrës së Kryeministrit gjatë vitit 2014 do të përgatisë Programin e veprimit për masat që duhet ndërmarrë nga institucionet. 

Bashkangjitur me këtë komunikatë, po ua përcjellim edhe Raportin Gjithëpërfshirës për realizimin e së drejtës për qasje në dokumente publike gjatë vitit 2013. 

Linku:

http://-ks.net/wp-content/uploads/docs/Raporti_Gjitheperfshires_Final_3_Prill_komplet.pdf

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors