Njoftim për media


Image

Prishtinë, 14 janar 2014

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri udhëton sot për Bruksel për të marrë pjesë në takimin e parë të grupeve punuese për përgatitjen e planit akcional për zbatimin e marrëveshjes për telekomunikacionin të arritur në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Po ashtu Zëvendëskryeministrja, njëherësh edhe udhëheqëse e delegacionit për zbatimin e marrëveshjes për normalizim, Edita Tahiri do të marrë pjesë edhe në takimin e grupeve punueseve për çështjen e policave të sigurimeve të automjeteve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors