Prishtinë, 28 korrik 2013
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, vizitoi komunën e Klinës dhe disa nga projektet infrastrukturore që janë në realizim e sipër.
Kryetari i komunës së Klinës, Sokol Bashota e njoftoi kryeministrin Thaçi me zhvillimet kryesore në komunën e Klinës.
Kryeministri Thaçi së bashku me kryetarin e kësaj komune, z. Sokol Bashota vizituan fabrikën e ujit, e cila ka hyrë në fazën e finalizimit të punimeve.
Ky projekt është financuar nga Qeveria e Kosovës dhe nga komuna e Klinës dhe kap vlerën e mbi dy milion eurove.
Komuna e Klinës ka qenë e ballafaquar me problemin e ujit të pijshëm që nga periudha e paraluftës.
Kompletimi dhe inaugurimi i këtij projekti zgjidhe problemin e ujit të pijshëm për dyzetmijë mijë banorë të Klinës.
Me këtë rast kryeministri Thaçi ka vizituar edhe një varg projektesh tjera infrastrukturore.
