Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim ambasadorin e Kuvajtit në Tiranë, ambasador jorezident në Republikën e Kosovës , Najeeb Al Bader


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 18 qershor 2013

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim ambasadorin e Kuvajtit në Tiranë, ambasador jorezident në Republikën e Kosovës, Najeeb Al Bader.

Në takim Kryeministri i është falënderuar Ambasadorit për njohjen e Republikës së Kosovës nga Kuvajti, si dhe ka theksuar se tani është koha për thellimin e marrëdhënieve diplomatike si dhe për ndërtimin e bashkëpunimit të shumanshëm në mes të dy vendeve.

Kryeministri Hashim Thaçi u shpreh se bashkëpunimi mes dy vendeve mike do të thellohet në të gjitha fushat, sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik. Në këtë kontekst, Republika e Kosovës mirëpret investimet ekonomike të Kuvajtit, u shpreh z. Thaçi.

Nga ana e tij, ambasadori z. Al-Bader, e falënderoi kryeministrin Thaçi për pritjen dhe rikonfirmoi vullnetin e qeverisë së Kuvajtit për të zgjeruar dhe intensifikuar bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të ndërsjellët, në veçanti në shkëmbimet ekonomike. Ambasadori Al-Bader në emër të Qeverisë së Kuvajtit ftoi Kryeministrin e Republikës së Kosovës për një vizitë zyrtare në Kuvajt, e cila vizitë do të ishte një rast i mirë për të shpalosur të gjitha mundësitë e investimeve në Kosovë. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors