Kryeministri Isa Mustafa priti ambasadorin e Austrisë, Johann Brieger


Image

Prishtinë, 15 dhjetor 2014

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Prishtinë, Johann Brieger.

Në takim, kryeministri Isa Mustafa ka pranuar urimet e ambasadorit austriak me rastin e zgjedhjes në postin e kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke shprehur gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit të mirë mes dy vendeve.

Kryeministri Isa Mustafa ka shprehur falënderimet për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për zhvillimin dhe konsolidimin e proceseve politike në Kosovë. Qeveria e re e Kosovës do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me shtetin austriak në të gjitha fushat e interesit të dyanshëm, është shprehur kryeministri Isa Mustafa.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors