Kryeministri Thaçi: Marrëveshja në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë është mesazhi se rajoni jonë po evropianizohet


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 2 maj 2013

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Ekmeleddin Ihsanoglu. Në vazhdim, po I përcjellim të plota deklarimet e Kryeministrit Thaçi dhe të z.Ihsanoglu në konferencën e përbashkët për media

Fjala e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi

Sot është një ditë e veçantë edhe për mua si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, edhe për qytetarët e Kosovës, sepse sot e viziton Kosovën Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, z.Ihsanoglu, i cili ka vizituar Kosovën shpesh, por tani e viziton Kosovën e pavarur dhe sovrane.

I jam shumë mirënjohës z. Ihsanoglu për kontributin e tij personal dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik për mbështetje që i kanë dhënë Kosovës.

Deri më tani shteti i Kosovës është njohur nga 31 vende të kësaj organizate, organizatë kjo jashtëzakonisht e rëndësishme.

Sot Kosova si shtet i pavarur dhe sovran po konsolidohet dhe forcohet çdo ditë, po arrin progres të jashtëzakonshëm, të pakrahasuar me vendet tjera për këtë periudhë të shkurtë të pas shpalljes së pavarësisë, periudhës pesë vjeçare.

Informova z.Ihsanoglu edhe për njohjet e reja që po i vijnë Kosovës dhe njohjet tjera që janë në pritje, që do të vijnë në javët dhe muajt e ardhshëm.

Natyrisht se një prej sukseseve  të periudhës së fundit, besoj që është edhe shpresë për të ardhmen e sigurt jo vetëm të Kosovës, por edhe të Serbisë dhe gjithë rajonit, është marrëveshja e arritur në Bruksel në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje kjo pas 100 vitesh të konfliktit, e arritur për herë të parë në mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo marrëveshje është jashtëzakonisht e rëndësishme për Kosovën, është e rëndësishme për Serbinë, për gjithë rajonin, për gjithë Bashkimin Evropian dhe të gjithë akterët që kanë investuar dhe mbështetur paqen dhe stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal në Kosovë dhe më gjerë.

Z. Ihsanoglu e përshëndeti dhe mbështeti marrëveshjen e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë, si një mesazh edhe për vendet tjera që kanë probleme dhe konflikte që përmes paqes, dialogut, të tejkalohen të gjitha problemet.

Unë besoj se aty ku ka vullnet për paqe, do të ketë vend për drejtësi dhe kjo marrëveshje hapë një perspektivë të sigurt euroatlantike dy shteteve dhe popujve tanë, pra shtetit të Kosovës, por edhe Serbisë, për t’u anëtarësuar  edhe në NATO dhe BE, ndërsa Kosova në të ardhmen e afërt edhe në OKB, por në të njëjtën kohë edhe në OSBE, por edhe në të gjitha organizatat rajonale dhe ato ndërkombëtare.

Natyrisht, informova z.Ihsanoglu edhe për hapat e mëtejshëm që do t’i ndërmarrin si Qeveri e Republikës së Kosovës, BE dhe akterët tjerë të involvuar në këtë proces të marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë, marrëveshja pra, për normalizimin e marrëdhënieve.

Ekipet tona janë takuar në Bruksel për procesin e implementimit. Periudhat kohore janë të qarta dhe të prezantuara dhe Kosova e ka  aprovuar dokumentin e prezantuar nga kabineti i baroneshës Ashton.

Presim në ditët e ardhshme edhe Serbia ta aprovojë dhe të fillojë implementimi në terren i kësaj marrëveshje, implementim ky që do të ndryshojë gjërat për të mirë edhe në Kosovë, por para së gjithash për qytetarët që jetojnë në veri, që edhe ata të integrohen, të kenë një hapësirë të rendit dhe ligjit, të krijohet mundësi për organizimin e zgjedhjeve të lira, t’i zgjedhin liderët e tyre legjitim, të kemi një bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve qendrore dhe atyre lokale dhe të fillojmë me investime socio-ekonomike në mënyrë që të krijohen kushte më të mira, për krijimin e vendeve të reja të punës, për rritjen e mirëqenies sociale të ët gjithë qytetarëve.

Pra, marrëveshja në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë definitivisht është mesazhi se rajoni jonë po evropianizohet

Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Ekmeleddin Ihsanoglu

Faleminderit zoti kryeministër

Zonja dhe zotërinj

Më lejoni që në fillim të tregoj se sa jam i nderuar unë dhe kolegët e mi që jemi këtu në vizitë në vendin tuaj, dhe nderin që të takojmë kryeministrin tuaj. Më vonë do të kemi një takim me presidenten, dhe unë do t’i adresohem edhe Kuvendit të Kosovës.

Takimi me kryeministrin ishte shumë i frutshtëm.  Kemi diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, marrëveshjen e re  me Serbinë, që për mua është shumë e rëndësishme, si dhe situatën në Ballkan dhe në rajon, dhe disa çështje tjera ndërkombëtare që janë në interes të të gjithë neve.

Fillimisht, më lejoni të them se OIC ka qenë gjithmonë në përkrahje të pavarësisë së Kosovës, pothuajse një e treta e shteteve që e kanë njohur Kosovën janë anëtarë të OIC, dhe së fundi Pakistani dhe Guanama e kanë njohur pavarësinë, dhe ne presim që në të ardhmen të ketë edhe njohje të reja.

Dua të them se personalisht kam qenë i lidhur me Kosovën, e kam vizituar Ksoovën disa herë, që nga viti 1976, 1991 dhe 2003. Por kësaj radhe, në cilësinë e sekretarit të OIC, është vizita ime e parë.

Kosova ka qenë një çështje e rëndësishme në agjendën tonë. Gjithashtu kemi nisur një dialog politik me Qeverinë e Kosovës në të gjitha nivelet, përfshirë këtu vizitën e fundit të kryeminsitrit Thaçi dhe ministrit të jashtëm Hoxhaj në zyret qendrore të OIC-së, dhe poashtu në pjesëmarrjen e tyre në Takimin e ministrave të jashtëm në nëntor, dhe në Samitin e Kairos, që u mbajt në shkurt të këtij viti.

OIC do të vazhdojë të mobilizojë shtete anëtare që të njohin pavarësinë e Kosovës.

Rezoluta jonë e fundit e takimit të ministrave të jashtëm dhe samitit tonë, me respekt ka përkrahur progresin e bërë drejt demokracisë në Kosovë, dhe punës institucionale që po bëhet, në shërbim të paqes dhe stabilitetit të vendit dhe të të gjithë rajonit.

Këto rezoluta, kanë inkurajuar një bashkëpunim në mes të Kosovës dhe OIC-së , në institucionet ekonomike dhe financiare.

Ne përkrahim anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkura , që të ketë anëtarësi të plotë në OIC, dhe me këtë dera për bashkëpunim ekonomik do të jetë plotësisht e hapur. Banka Zhvillimore e OIC-së do të jetë e gatshme të mbështes projektet e mëdha infrastrukturore, zhvillimit ekonomik dhe çështjeve tjera socio-ekonomike.

Në këtë pikë, jemi shumë të lumtur që kemi marrë vesh detajet e marrëveshjes në mes të Ksoovës dhe Serbisë, përmes ndërmjetësimit dhe lehtësimit të BE-së.

Të gjithë anëtarët i përgëzojnë dy shtetet për këtë arritje të madhe. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors